Pasi përfundoi aventurën në krye të Aston Villa-s në muajin tetor të vitit 2022, Steven Gerrard planifikon rikthimin e tij në detyrën e trajnerit.

Së fundmi, legjenda e Liverpool ka udhëtuar drejt Turqisë teksa është pranë marrëveshjes me klubin e Trabzonspor.

Sipas mediave turke, Gerrard është takuar në Stamboll me zëvendëspresidentin e Trabzonspor, Ertugrul Dogan.

Në fakt, aktualisht klubi nga Trabzoni është pa një president dhe Dogan po garon për ta marrë këtë rol ndërsa është favoriti kryesor.

Nëse ia del atëherë është e sigurt se anglezi do të jetë në krye të turqve. Aktualisht, Trabzonspor renditet në vendin e gjashtë të kampionatit, pesë pikë larg zonës europiane që do të ishte edhe objektivi kryesor nëse Gerrard vendoset në krye të skuadrës.