Bologna dhe Napoli do të përballen në finalen e Superkupës së Italisë.
Kjo ndeshje do të luhet të hënën me fillim nga ora 20:00.
Skuadra e Napolit e eliminoi Milanin në gjysmëfinale, kurse Bologna e eliminoi sonte Interin.
Kjo do të jetë finalja e parë historike për skuadrën e drejtuar nga Vincenzo Italiano në Superkupën e Italisë.


