Turi i parë i Kupës së Shqipërisë nuk ka sjellë surpriza. Janë kualifikuar të gjitha skuadrat e mëdha për në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Ndeshjet e këtij turi luhen në datat 23.01.2019 dhe 06.02.2019.Ndeshjet janë sërish me sistemin vajtje-ardhje dhe çiftet e përcaktuara nga turi i parë janë këto:

Grupi A

Besëlidhja-Skënderbeu

Egnatia-Luftëtari

Kastrioti-Partizani

Vllaznia-Kamza

Grupi B

Apolonia-Kukësi

Bylis-Laçi

Tirana-Flamurtari

Lushnja-Teuta

Siç shikohet, Vllaznia do te ndeshet ne kete tur me “skuadren” me te urryer te saj sezonin e kaluar- Kamzen. Rivaliteti se kush do te binte nga Superliga, i tejkaloi ndoshta caqet ne javet e fundit dhe nuk kane munguar as akuzat dhe kunderakuzat nga kampet respektive.

Ne fund megjithate gezuan kamzalinjte qe siguruan qendrimin, ndersa kuqeblute sot jane nje kategori me poshte.

Ndoshta ka ardhur momenti qe ata “te marrin hak” dhe nje eliminim i Kamzes nga Kupa, do te ishte objektivi i duhur i Vllaznise.