Jose Mourinho është kthyer në tabelë qitjeje tashmë dhe gazetarët po shkruajnë gjithçka, duke shkuar deri aty sa të parashikojnë edhe ditën e largimit të tij.
Është starti më i dobët për United prej tre dekadash dhe Mourinho për herë të parë në karrierë nuk ka fituar 4 ndeshje rresht.
Këtë të premte The Mirror shkruan se durimi i klubit ka marrë fund dhe nga burime pranë kupolës drejtuese gazeta angleze ka mësuar se trajneri portugez do të pushohet nga puna këtë fundjavë, sido që të shkojë.
Marrëdhëniet e Mourinho-s me drejtuesit ka kohë që janë të ndera me lojtarët po krisjen gjithnjë e më shumë dhe me Pogba e ndonjë tjetër dialogu nuk ekziston më.
Edhe me gazetarët Mourinho ka pasur fërkime dhe debate, aq sa të premten organizoi konferencë për shtyp në orën 8 në mëngjes, një veprim qartësisht provokues, ndaj portugezi nuk ka më miq në Manchester dhe tifozët janë lodhur nga ndeshjet e dobëta që po shohin.
Pasuesi i Mourinho-s dihet tashmë, sepse gjithnjë e më shumë Zinedine Zidane është rrugës për në Manchester./telesport/