Jorginho me shumë mundësi do të largohet nga Chelsea në merakton e verës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Juventusi ka shfaqur interes serioz për lojtarin.

PSG dhe Barcelona janë dy skuadrat e tjera të interesuara për lojtarin, por duket se Juventus është në avantazh për të siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares italiane.

Thuhet se “Zonja e Vjetër” ka gati një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon për lojtarin, në mënyrë që ta bindë të shkojë në Torino.