HomeKRYESORE“Bomba” nga Spanja, Real Madrid bën gati 350 milionë euro

“Bomba” nga Spanja, Real Madrid bën gati 350 milionë euro

Real Madrid, gjatë kësaj vere ka bërë një shitje historike, Cristiano Ronaldo te Juventus për 100 milionë euro.

Kampionët e Europës e nisën sezonin me këmbën e gabuar, pasi u mposhtën nga Atletico Madrid në Superkupën e Europës, ndërsa në ndeshjen e parë të kampionatit fituan 2-0 ndaj Getafe.

Florentino Perez ka vendosur ta zëvendësojë “CR7” me një tjetër “fenomen”, brazilianin Neymar.

Sipas asaj që bën të ditur “Don Balon”, në javën e fundit të merkatos, Real Madrid do të ofrojë plot 350 milionë euro për të marrë ish-sulmuesin e Barcelonës.

Pra, kur mbetet edhe një javë nga mbyllja e merkatos, Real përgatitet të bëj blerjen më të madhe të historisë së futbollit./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments