Kohët e “Special One” janë shumë larg. Lideri që ishte në gjendje të bashkonte skuadrën për të arritur çdo objektiv të mundshëm, duket se nuk ekziston më.

Atmosfera e krijuar tek United nuk është aspak e mirë. Sezoni i kaluar, i mbyllur pa asnjë titull ka përkeqësuar gjithçka dhe sulmet ndaj portugezit kanë ardhur nga të gjitha anët.

Për këtë arsye, prej disa ditësh, kanë filluar të qarkullojnë zëra në lidhje me pasardhësin e mundshëm të Jose Mourinho te Manchester United.

Emri më i nxehtë mbetet ai i Zinedine Zidane, i cili ka mbetur pa ekip pas dorëheqjes nga Real Madrid. Por duhet bërë kujdes edhe Gareth Southgate, trajneri që udhëhoqi Anglinë drejt vendit të katërt në Kupën e Botës, rezultati më i mirë i “Tre Luanëve” që nga Itali ’90.

Një tjetër emër që përmendet në Angli është ai i Laurent Blanc, mbrojtësi i United nga 2001 në 2003, i cili nuk ka gjetur akoma një ekip pas largimit nga Paris Saint-Germain në 2016-ën.

Pëlqehet edhe Marcelino, trajneri që ringjalli Valencia-n dhe që vlerësohet për lojën e tij sulmuese, ashtu si Antonio Conte, që ka lënë një kujtim të mirë në Premier League.

Disa kanë folur edhe për Arsene Wenger, i cili i ka thënë lamtumirë Arsenal-it pas 22 vitesh. /telesport/