Tashmë që është në moshën 30-vjeçare dhe në kulmin e karrierës, sulmuesi kavajas Sokol Cikalleshi duket se nuk di të ndalet dhe është kthyer në një nga liderët skuadrës së tij, Konyaspor.
Në fundjavë, Konyaspor fitoi 5-1 në shtëpi me Karagumruk, ndërsa Sokol Cikalleshi ishte protagonist absolut me skuadrën turke në elitën e këtij vendi. 2 gola, një asist dhe një tjetër gol i anulluar për pozicion jashtë loje nga VAR, këto ishin statistikat e kavajasit që gjendet mes 11 lojtarëve më të mirë të javës.
Një tjetër shqiptar që është në formacion falë paraqitjes së tij është edhe Zymer Bytyqi. Lojtari që po kërkohet nga Kombëtarja kuqezi gjeti rrjetën po te Konyaspor.
Për Sokol Cikalleshin kjo është ekspeienca e pestë në futbollit turk, pasi më parë ka provuar që të luaj edhe me Akisarspor, Goztepe, Ankaraspor dhe Istanbul Bashakshehir. Këtë sezon kavajas 30-vkeçar ka shënuar 8 gola dhe skuadra e tij ndodhet në vendin e 11-të, ndërsa Cikalleshi ka dal edhe në formacionin e javës bashkë me Bytyqin.