Nga Prelë MILANI

Mbrëmë ndoqa me vëmendje dekorimet e bëra nga Presidenti i Republikës per elitën sportive të Shkodrës në 100 vjetorin e shoqërisë Vllaznia.
Si publicist dhe biograf i disa jetëve sportive të këtij qyteti, nuk ma thotë mendja, as nuk ma do zemra te kontestoj asnjërin nga të dekoruarit. Sikur edhe 50 të tjerë të dekoroheshin do mbeteshin edhe 100 të tjerë që meritonin të vlerësoheshin.

Pjesa me elitare sportive në Shqipëri me procedura shumë më korrekte se tash 25 vjet janë vlerësuar në kohen e diktaturës. Dihej se kush ka pas hije biografike nuk ka marrë vlerësimin e duhur moral, ashtu siç per hir të meritave të tyre të pa diskutueshme dhe interesave të vetë sistemit shumë elitare janë vlerësuar. Perveç sensit politiko-ideologjik titulli sportiv Mjeshtër i Madh nuk ka as gjë më tepër se titulli i djeshëm “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Duke mbetur vetëm brenda kornizës se stimujve moral, them se më mirë do kishte qenë konvertimi automatik i këtyre titujve, shoqëruar edhe me stimulin ekonomik. Vlerësimet e reja duhet të fokusoheshi teka ajo kategori që u është mohuar dhe brezave të tjerë që lulëzuan në post diktaturë, me qellim që të mos ngarkohet dikush me një mushk me dekorata të të njëjtit kalibri dikush tjetër të mbetej strajcë thatë Ka një rregullsi dialektike nuk ngjitesh dot në katin e dytë , të tretë as në çati pa kaluar nga shkallët e katit parë.

Dukagjini Nderi kombit i ka dhenë Vllaznisë dhe sportit shqiptarë 18 Mjeshtër të Merituar

Në 100 vjetorin e Vllaznisë Nderi Kombit, nuk u dekorua as një dukagjinas! Nuk po fajësoj Kryetaren e Bashkisë as Presidentin, cili që kthen në dekret, propozimet që dërgohen nga këshilli bashkiak . Në këshilla si kudo e per çdo gjë votohet si pas interesave, preferencave sentimenteve , pa pyetur fare specialiste, studiuesit as gazetarët sportin.

Ç’faj ka këshilli bashkiak i Shkodres se u ka vdekë ora këshilltarëve memec dukagjinas. Cila kryetare bashkie, apo cili President Republike mund të refuzoje Dodë Tahirin portierin e parë të Kombëtares por edhe Kombëtares së Malit të zi. Kampin i Ballkani me1946. Kampion i parë i kombëtarë Vllaznisë më 1945, po ashtu edhe me 1946.

Rast unikal me vetëm me 5 pësime në dy kampionate edhe njërin prej tyre me penallti. Kampion kombëtare në hedhje gjyle me 1945. Portieri Bashliqit, “Buduçnostit, Vllaznisë, Hjdukut të Splidit. Sikur të mos mjoftonte kaq në kohën kur shqiptare lageshin në brekë para një gjermani ka kalonte rrugës Dodë Tahiri kur po shoqëronin para Prefekturës u hell granatën që kishte në kambale gjermanve i stevelitë per vdekje dhe u fluturoi prej duarve si zog i lirë. Në Jugusllavi nuk pyeti per karrierën as rahatinë, kur u’a numëroj në lule te ballit agjenteve të Naçallnikut që kishin vra Prijësin e Shalës së bashku me të dy djemet e tij.

As gjë nuk ka marre deri më sot nga Shqipëria që fali gjithçka. Tahirit në respekt per dashurinë e tij të vjetër krijoi në SHBA një Vllazëni të re per fëmijët emigrantëve. “Vllaznia” dashuria me madhe jete së tij dje nuk thirri në ditëlindje . Cila kryetare bashkie, apo cili President republike mund të refuzoj MIRASH VUKSANI.

Trimi romantik i mundjes shqiptare 10 vite gjithmonë në fronin e despotit. Kampioni i botës Guriç Gjergji kur ka pare dje duke parakaluar në tapetin e kuqtë njeri të cilin ai e ka quajtur mundësin më të fuqishëm që jam ndeshur ndijë herë, do thoshte , u paka humbur kujtesa historike.

Cila kryetare bashkie, apo cili President republike mund të refuzoj Vera Bregun 10 herë kampionia Kombëtare, 2 herë nën kampionia Ballkani, Kampione e Evropës , fitues e Medaljes se Artë në Kupën Bruno Zauli, dhe mitingjet ndërkombëtare në Bari , Tivar dhe Beograd (me 1966)..
Ju që i morët dekoratat i gëzofshi!.

Gjithsesi Shoqata Dukagjin se shpejti do i propozojë Këshillit Bashkiak dhe Kryetares së Bashkisë të çojë në tavolinën e Presidentit propozimet me disa emra që nuk i mban sirtari brenda. Sikur edhe një nga kjo kryesi shoqate të ishte pjese Këshillit, nuk do kish ba vaki që as një dukagjinas te mos dekorohej në 100 vjetorin e Vllaznisë.

Sa të mirë përfaqësuar e mire vlerësuar jemi shikojeni vetë. Kur edhe emra te tillë, Hilë Staka, Prekë Gjeloshi, Pal Mirashi, Pina Thani, Shaqe Nika, Sofije Krepi, Luigj Shala, Simon Deda, Lin Shllaku, Mark Vata, Ndue Njemza, Armir Grima, që kanë nderuar Shkodrën dhe Shqipërinë në dasmën 100 vjetorit të Vllaznisë u thuhet: ” Merrni me lëng se mishi u mbarue!