Paraditen e sotme në kompleksin “Tropikal” në Durrës është luajtur një ndeshje miqësore në mes kombëtares U19 dhe
kombëtares U18. Në fund të takimit, kanë qenë 19 vjeçarët ata që kanë fituar me rezultatin 3-1.
Siç kemi bërë të ditur, pjesë e tyre është edhe mbrojtësi i Akademisë Vllaznia Igli Çulaj. Ndërkohë tek kombëtarja e 18 vjeçarëve kanë qenë në fushë plot 4 lojtarë të Akademisë tonë dhe pikërisht portieri Leonard Kaçaj, mbrojtësi Flori Spahija, mesfushori Rejan Alivoda dhe sulmuesi Alesio Perloshi.
Interesant është fakti se pasditen e djeshme të katër ato kanë luajtur në rradhët e ekipit Vllaznia U17, në miqësoren që ai fitoi 3-2 në “Loro Boriçi” ndaj kombëtares U17.
Ndërkohë që mëngjesin e sotëm ata kanë udhëtuar drejt Durrësit dhe sërish kanë sakrifikuar duke qenë në fushë dhe duke bërë një performancë të mirë.