Thursday, February 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBoniek habit me krahasimet: Totti mbi Maradonën e Ronaldon, do të doja...

Boniek habit me krahasimet: Totti mbi Maradonën e Ronaldon, do të doja të luaja me Messin

Ish-futbollisti polak, Zbigniew Boniek, është bërë protagonist i një loje interesante krahasimesh mes ‘yjeve’ të epokave të ndryshme të futbollit, duke dhënë disa deklarata që kanë ndezur debat. Në një intervistë ku duhej të zgjidhte lojtarin më të fortë mes emrave të mëdhenj të historisë, Boniek nuk hezitoi të shprehte preferencat e tij.

Sipas tij, më i miri ndër kundërshtarët që ka sfiduar ndonjëherë është Diego Maradona, ndërsa lojtari me të cilin do të kishte dashur të ndante skuadrën është Lionel Messi. Për futbollistin më të mirë aktual në botë, Boniek përzgjodhi Cristiano Ronaldo.#

Megjithatë, deklarata më e bujshme lidhet me Francesco Totti-n, për të cilin Boniek u shpreh se është futbollisti italian më i fortë në histori dhe madje e vendosi atë mbi Maradonën dhe Ronaldon. Ai vlerësoi gjithashtu Bruno Conti-n si asistuesin më të mirë, Robert Lewandowski-n si finalizuesin më të madh dhe Neymar-in si dribluesin më të talentuar.

Në krahasimet direkte, Boniek zgjodhi Maradonën para Messit, Tottin ndaj Ronaldos, veten ndaj Contit dhe Neymarin ndaj Lewandowskit. Ai shkoi edhe më tej duke deklaruar se, ndonëse Lewandowski është më i mirë se ai vetë, Totti qëndron mbi sulmuesin polak dhe madje mbi Maradonën. Këto fjalë konfirmojnë lidhjen e fortë emocionale të Boniekut me Romën, klub ku ai mbylli karrierën e tij si lojtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments