Bajern Mynih vijon kërkimet për të gjetur pasuesin e Robert Levandovskit. Herri Kejn, Osimhen e shumë të tjerë kanë qenë në tryezën e Oliver Khan, por nga Argjentina vjen një emër surprizë.

Sipas të përditshmes Ole, bavarezët kanë vendosur nën shënjestër Julian Alvarez të Mançester Sitit. Ai ka një kontratë deri në 2028 edhe pse mund të largohet pasi se nuk është titullar për shkak të Erling Halandit.

Në rast se argjentinasi nuk do të pranonte, atëherë atlternativa tjetër është Kolo Muani i Frankfurt.

Megjithate duket se eshte ende heret per te pare se çfare do te ndodhe. Merkatoja ende nuk ka nisur dhe me siguri qe vera ka per te qene shume “e nxehte” per te gjithe ekipet.

Edhe per Bajern ne fakt i cili eshte edhe ne ankthin e fundit te kampionatit teksa po sheh titullin kampion t’i rreshqase nga duart megjithate do jete kjo jave e fundit qe do te vendose gjithçka.