Erling Haland ka një çmim për të cilin Borusia Dortmund është gati ta lërë të largohet që këtë verë, por nuk do të jetë e thjeshtë per të siguruar firmën e tij.
s ESPN, klubi gjerman është i gatshëm që të negociojë, por vetëm duke filluar nga shifra prej 180 milionë eurosh që i ka vendosur kartonit të tij.
Sulmuesi është një prej lojtarëve më të kërkuar në futbollin botëror, të gjitha klubet e mëdha janë gati të bëjnë çmenduri për të siguruar firmën e tij, duke e filluar nga ato angleze për të vazhduar me spanjollet si Real Madrid e Barcelona të cilat kanë parë se si ai është një makineri golash e garantuar, pasi e ka treguar veten në nivelet më të larta.
33 gola në këtë sezon, të cilëve u shtohen edhe 8 asiste, në vetëm 31 ndeshje të luajtura, e bëjnë atë një prej sulmuesve më rezultativë në qarkullim.
Raiola deklaroi pak kohë më parë se vetëm 10 klube në botë mund të blejnë lojtarin e me çmimin që ka mësuar ESPN, përshkrimi duket i saktë, pasi nuk janë të shumtë ata që mund të shpenzojnë 180 milionë euro, sidomos pas pandemisë.
Përveç kësaj, duhet bindur vetë lojtari që të mbyllë shpejt aventurën e tij në Gjermani, edhe pse nervozizmi i tij në kohët e fundit lë të mendohet se ai tashmë kërkon një skenë më të rëndësishme. /vipsport/