Ia ka propozuar Vllaznise veren e shkuar dhe kuptohet qe vazhdon te besoje ne aftesite e tij profesionale. Uliks Kotrri vazhdon te flase me superlativa per trajnerin Brdariç per te cilin thote se duhet t’i besohet deri ne fund sepse ai eshte me profesionist se kushdo tjeter qe mendon ndryshe.

Ish- mesfushori kuqeblu ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ka nguluar kembe ne faktin se trajnerit duhet te vazhdohet t’i besohet deri ne fund dhe te lihet te punoje i qete, nese tek Vllaznia duan te arrijne suksesin.

Gjate bisedes me gazetarin Andi Gjurgjej, Kotrri po ashtu eshte shprehur se pushimi njejavor do t’i sherbeje per mire ekipit, ne sprintin final te sezonit, ku padiskutim qe do te synohet nje mbyllje ashtu si duhet e tij. Per me shume lexoni me poshte intervisten e dhene per gazeten tone:

– Uliks, si e shihni situaten aktuale ne kampionat ku kane mbetur dhe 11 jave nga fundi i saj? Na jepni nje opinion rreth saj…

Kampionati ka hyre ne nje faze teper interesante ne kete periudhe. Vllaznia them qe ka pasur nje ngerç keto javet e fundit e keto them qe vijne nga shume faktore. Nder faktoret kryesore jane per mendimin tim demtimet dhe kartonat e lojtareve kyc qe po mbajne peshen e Vllaznise kete kampionat. Nje faktor tjeter qe per mua nuk ishte aspak te denja ishin ato festat qe po beheshin mbas ndeshjeve ku Vllaznia po arrinte fitore te njepasnjeshme.

Idete e kujt ishin keto festime nuk e di por kush i ka organizuar ka bere gabim pasi eshte mungese totale profesionalizmi pasi dihet qe llogarite e kampionatit behen ne fund gjthmone e ne fund vetem festohet e jo cdo dite pasi kampionati nuk eshte dasem, pasi vetem ne dasem dihet nusja dhe dhendrri e mund te festosh qe 6 muaj perpara po deshe. Jane dhe 11 jave shume te bukura dhe te veshtira them dhe Vllaznia duhet te tregoje impenjim maksimal dhe profesionalizem e te luftoje cdo ndeshje per te marre maksimumin e pikeve. Vetem keshtu arrihet suksesi aq i pritur ne Shkoder.

– Vllaznia rimori serish kryesimin pas fitores se fundit me Kastriotin. Sipas jush skuadra shkodrane eshte gati per te pretenduar deri ne ndeshjen e fundit?

Situata eshte duke ecur ne favor te Vllaznise, nje faktor ky teper i rendesishem per arritjen e objektivit. Por prap Vllaznia duhet te beje llogarite e veta qe te marrin maksmimumin ne ndeshjet e mbetura. Vllaznise nuk i ka falur askush piket dhe eshte me plot merite atje ku eshte. Por tani duhet nje finish i forte nga te gjithe qe te arrije objektivin qe ka mbajtur per aq jave ne kampionat.

– Ne dy fazat e para Vllaznia udhehoqi kampionatin me 12 pike distance dhe tashme diferenca me rivalet eshte ngushtuar ne vetem 2 pike. Si mendoni, ku ka caluar ky ekip me fillimin e fazes se trete?

Vllaznia ka udhehequr siç thashe me merite ne 2 fazat e para dhe po udheheq dhe tani ndonese me nje distance te shkurter tashme pikesh me rivalet. Por kjo eshte dicka qe edhe pritej pasi ekipi eshte i ri dhe i pakonsoliduar per mua ne ate pike qe te marre kampionatin qe ne faze te trete. Ekipi nuk ka çaluar ne asnje pike pervecse demtimet dhe kartonat e lojtareve kyc sic thashe me pare. Ndonje rast edhe per ndonje pakujdesi te lojtareve sic ishte nje humbje e nje 11-metershi ku kjo i kushtoi 2 pike Vllaznise.

– Çfare duhet te permiresoje trajneri Brdariç dhe çfare i keshilloni atij per vazhdimesine?

Brdaric duhet vetem te fokusohet e te vazhdoje ate qe ka nisur e te lihet i qete deri ne fund te kampionatit pasi gjithe ato trazira qe u bene me nje shkarkim te tijin e kthim mbrapa jane te pavlefshme per nje ecuri te mbare te ekipit. E them keshtu pasi Vllaznia ne kete situate nuk e ka luksin te shkarkoje nje trajner kur eshte ne vend te pare. Brdaric eshte teper profesionist ne kete aspekt, me shume se une e çdokush qe ndoshta enderron qe di me shume se ai. Duhet t’i jepet besimi ne qofte se duan sukses.


– Keni besim se pushimi 1 javor do i sherbeje skuadres qe te rikuperoje energjite dhe te kthehet me e forte?

Pushimi 1 javor them qe do jete i mire pasi Vllaznia ka qene gjate krejt 2 fazeve ne krye dhe per ta mbajtur i eshte dashur te shpenzoje shume. Edhe ky pushim them qe do jete i mire per ekipin dhe stafin qe do ndezin pastaj motoret per fazen me te rendesishme te ketij kampionati qe jemi tani.
Intervistoi: Andi GJURGJEJq