Burreli gjen trajnerin e ri. Pak ditë më parë, skuadra matjane shkarkoi trajnerin Saimir Patushin për shkak të rezultateve jo të mira, ndërsa tani i ka besuar stolin Alert Alcanit.

41-vjeçari ka arritur akordin me drejtuesit e klubit dhe nga nesër do të nisë punën me skuadrën.

Alcani nuk është një emër i panjohur për Burrelin pasi e ka drejtuar edhe në këtë kaluar këtë ekip, ndërsa tani rikthehet sërish në Burrel.

Newsport.al raportoi pak ditë më parë për këtë marrëveshje, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga vet Alcani përmes rrjeteve sociale.

Burreli e ka nisur keq këtë sezon pasi pas 12 javësh të zhvilluar deri më tani ndodhen në vendin e 10-të me 14 pikë.