Ende nuk e ka provuar shijen e te luajturit si titullar ne nje ndeshje kampionati, por duket se momenti i tij po vjen. E kemi fjalen per mesfushorin boshnjak Zinedin Mustedanagiç.
Ai duket se po kalon tashme nje forme te mire sportive dhe pret qe stafi teknik t’i besoje vendin e titullarit, pse jo qe ne ndeshjen e se henes ndaj Dinamos.
Mustedanagiç edhe sot ne ndeshjen e kupes ndaj Laberise tregoi se ka vlera dhe jo vetem per lojen e tij ne mesfushe, por edhe si shenues.
Pak dite me pare ne testin e kontrollit ndaj Vllaznia U21, ai shenoi tre gola nderkohe qe sot shenoi nje gol dhe goditi po ashtu edhe shtyllen ne nje moment tjeter.
Deri me tani treshja e qendres se mesfushes te Vllaznia ka qene e formuar nga Krymi- Jonuzi dhe Heriç. Mbase ka ardhur momenti qe kete here ne vend te ketij te fundit te provohet nje boshnjak tjeter, Zinedin Mustedanagiç./SHKODRA-SPORT.COM/