Thomas Strakosha ishte një nga lojtarët kryesorë, që me paraqitjen ndaj Milanit, i dhanë fitoren e merituar Lacios. Ishlegjenda e portës së kryeqytetasve, Marko Balota, ka komentuar ecurinë e gardianit kuqezi.

“E kam pritur gjithmonë nga Strakosha këtë shpërthim cilësor. Gjatë sezonit ka pasur edhe ulje e ngritje të formës së tij. Po përmirësohet dhe Lacio mund të ketë një portier për dhjetë vitet e ardhshme.

Sipas meje, ai është mes 4 apo pesë portierëve më të mirë në Itali”, ka deklaruar Balota për “Radio Sportiva” në Itali. Gardiani i Kombëtares prej më se dy vitesh është titullar i padiskutueshëm i bardhekaltërve, duke ofruar garanci në kuadrat në kampionat, në Kupë dhe në Europa Ligë.