Thursday, March 5, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBotërori 2027 për vajza/ Shqipëria gati për Çekinë, hyrja në ‘Loro Boriçi’...

Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria gati për Çekinë, hyrja në ‘Loro Boriçi’ falas

Kombëtarja e femrave vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së radhës ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027.

Pasditen e sotme (5 mars), trajneri Armir Grima pati në dispozicion grupin e plotë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku skuadra zhvilloi një seancë stërvitore të fokusuar në aspektin taktik dhe në vendosjen në fushë.

Ekipi i femrave do të zhvillojë nesër në stadiumin “Loro Boriçi” edhe seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Çekisë.

Shqipëri – Çeki do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 7 mars në ora 18:00. Hyrja do të jetë falas dhe ndeshja do të transmetohet live në FSHF Tv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments