HomeKRYESOREBotërori në rrezik të madh, blerja e bujshme e Juventusit pëson sërish...

Botërori në rrezik të madh, blerja e bujshme e Juventusit pëson sërish dëmtim

Nuk ka paqe për Pol Pogbanë!

Mesfushori i Juventusit ka pësuar sërish një dëmtim dhe pritet të qëndrojë rreth dy javë jashtë fushave.

Ylli francez pasi pësoi një dëmtim përpara disa kohësh në gjurin e tij të djathtë, ditën e sotme ka ndjerë një shqetësim te e njëjta këmbë, e cila mund të jetë një tërheqje muskulore të lehtë.

Për 29-vjeçarin është në rrezik të madh pjesëmarrja në Botërorin e Katarit me Francën, ndërsa me shumë mundësi me “Zonjën e Vjetër” pritet të mbyllë vitin kalendarik 2022.

Blerja e bujshme e Juventusit në merkaton verore ishte rikthyer të stërvitej në grup, por mesa duket duhet të presë ende që të rikthehet në fushën e blertë.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Juventusit në Serinë A, Pogba ende nuk ka bërë debutimin e tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments