Vllaznia duket se ka lënë pas barazimin me Erzenin dhe tashmë ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Kukësit. Atmosfera në kampin shkodran është pozitive dhe kjo shihet nga disa foto të publikuar nga klubi kuqeblu.

Ndërkohë me ekipin vijon të stërvitet edhe Liridon Latifi që duket i qeshur. Megjithatë ende nuk dihet se kur do të kthehet të zbresë në fushë një nga anësorët më të mirë të Superiores.

Me shume mundesi, ate mund ta shohin titullar vetem ne momentet e rikthimit te kampionatit pas pauzes qe ai do te kete per shkak te kampionatit Boteror.

Shkodranët nderkohe do të luajnë të enjten kundër Kukësit në transfertë, në orën 13:00. Interesi është i madh për këtë takim, me dy skuadrat që vijnë nga rezultate jo pozitive në javën që lamë pas.