Sezoni i ri 2026/27 në Premier League do të nisë më vonë se zakonisht për shkak të finales së Botërorit 2026.

Hapja e kampionatit është caktuar për 22 gusht 2026, një javë më vonë nga data tradicionale. Arsyeja lidhet me angazhimet e lojtarëve dhe ekipeve kombëtare në Kupën e Botës, e cila zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Distanca mes finales së turneut dhe nisjes së Premier League është 33 ditë. Ky ndryshim synon të sigurojë një periudhë të mjaftueshme rikuperimi për futbollistët pas kompeticionit.

Hera e fundit që kampionati nisi me vonesë ishte në vitin 2020, kur pandemia e Covid-19 detyroi shtyrjen e startit në 12 shtator. Edhe këtë herë, ndryshimi është bërë për të përshtatur kalendarin me ngarkesën ndërkombëtare të verës.