Vllaznia ka njoftuar në rrjetet sociale që shitja e biletave pas orës 17:00 do vazhdojë në rrugën “Qemal Draçini”, pallati Exalco, përballë Alpha Bank. Kjo për shkak se sporteli pranë stadiumit “Loro Boriçi” do mbyllet, siç është njoftuar më parë mes masave të sigurisë.

Biletaria do qëndrojë e hapur deri në orën 21:00, teksa klubi njofton që kanë mbetur vende në tribunën VIP, C dhe E. Kujtojmë se kuqeblutë luajnë në orën 21:00 kundër Craiovas, ndeshjen e parë të turit të dytë në Conference League.

“NJOFTIM

Nisur nga fakti që për shkak të masave të sigurisë, sporteli i shitjes së biletave pranë stadiumit “Loro Boriçi” do të mbyllet në orën 17:00, KF Vllaznia hap një tjetër pikë të shitjes së biletave për ndeshjen ndaj Universitatea Craiova.

Pika e re e shitjes do të jetë në adresën: Rruga Qemal Draçini, Pallati Exalco, Përballë Alpha Bank, sipas lokacionit të mëposhtëm. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në orën 21.00.

Ju kujtojmë që ka ende bileta në shitje në tribunat VIP, C dhe E.

Eja edhe ti!”, shkruan klubi i Vllaznisë.