Egnatia mundi me rezultatin 4-3 Erzenin në sfidën e javës së tretë të Superiores. Zv. trajneri, Julian Brahja, i cili ishte në pankinë, u shpreh se skuadra e tij duhet ta kishte mbyllur sfidën.

“Për ne ishte një pjesë e parë shumë e mirë. ne jemi të kënaqur për fitoren, një pjesë e dytë jo e mirë. lëshuam pak terren dhe kundërshtari shënoi. Më vjen keq me rastet që mbaroi 4-3. Duhet të ishte një fitore më e thellë për ne.

Ekipi ynë dominoi në të gjithë lojën. Përjashtoj disa minuta në pjesën e dytë. Ne krijuam disa hapësira, të cilat kundërshtari i shfrytëzoi.

Duke parë hapësirat, vetvetiu dhe lojtarët dalin jashtë detyre e kërkojnë të shënojnë golin tjetër. Kjo ndikoi dhe ndoshta lojtarët krijuan hapësira, që kundërshtari shënoi dy gola të tjera.

Pjesa e dytë duhet të jetë një mësim për ne. Do ishte një gabim fatal, përveç rasteve që ne kishim. Duhet të shkonte loja diku 6-1, 7-1. Kur nuk e mbyll ndeshjen edhe kundërshtari do kërkojë vetvetiu. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen”, u shpreh Brahja për “MCN”.