Kupa e Amerikës filloi me fitoren e Brazilit 3-0 me Venezuelën. Sfida e zhvilluar në kryeqytetit Brasilia ka parë vendasit më në formë.
Kjo edhe falë mungesave që Venezuela kishte për shkak të Covid. Ka qenë Marquihno që hapi sfidën në të 23 minutë, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe për Neymar e Gabriel Barbosa.
Në golin e tretë Neymar asistoi, ndërsa ka barazuar me 47 asiste rekordin e Pele. Me këtë fitore dhe një lojë bindëse, Brazili ka hedhur kandidaturën për trofeun e Kupës së Amerikës.
Nga ana tjetër, Kolumbia ka fituar 1-0 me Ekuadorin falë një goli të Cardona. Sot është radha e Argjentinës dhe Kilit për të “përplasur brirët” në 23:00./newsport/