Sulmuesja e Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare Megi Doçi, është shprehur se ndihet shumë e lumtur që ka fituar ‘Topin e Artë”.

Në emisionin ‘Ora Sport’ në RTV Ora, ajo u shpreh se pas çdo çmimi fshihet shumë punë dhe sakrifica.

Megi Doçi: Sigurisht që ndihem shumë e lumtur. Pas çdo çmimi fshihet shumë punë, fshihen shumë sakrifica po edhe shumë mbështetje nga ekipi.

Ajo ndër të tjera tha se ka pasur kërkesa për të iu bashkuar ekipit të Juventuesit, Zvicrës, Anglisë por edhe nga i Polonisë.

Megi Doçi: Është shumë e vërtetë, kam pasur kërkesa nga Juventusi dhe nga shumë vende të tjera si Zvicra. Polonia është shumë e interesuar pas meje, po ashtu dhe Anglia.

Shpresoj që në të ardhmen të kemi surpriza në të ardhmen. Në fund të fundit nuk është çdo gjë te lekët është edhe dëshira, dhe te ndjenjat. Në zemër gjithmonë do të jetë Vllaznia.

Andi Matraxhiu: Ngërçi është tek ti apo te tjerët?

Megi Doçi: Tek të dyja palët