Ish-lojtari i Kombëtares, Ardi Behari, duke komentuar kampionatin shqiptar, u shpreh në emisionin “Skaner” në MCN TV, se renditja është e drejtë për atë që skuadrat kanë treguar në fushë.

Në lidhje me ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, Behari tha se shkodranët dominuan dhe kishin raste flagrante.

“Deri tani me atë që kanë dhënë skuadrat në fushë, renditja është e drejtë. Tirana ka pasur një kampionat të mirë. Të gjitha skuadrat janë aty ku e meritojnë.

Problemi me Da Silva nuk është problem i presidentit, por stafit. Vllaznia dominoi ndaj Tiranës dhe meritoi plotësisht fitoren. Unë e prisja një fillim jo të mirë për të gjitha skuadrat.

Ekipet ende nuk janë në ritmin e duhur. Vllaznia dominoi në mënyrë flagrante ndaj Tiranës. Kanë humbur raste që nuk humbeshin.”, u shpreh Behari.