Vllaznia sidomos në vitet ’70-’80 ka nxjerrë një sërë kampionësh në sportin e mundjes së lirë. Emrat e shumë prej tyre tashmë janë të njohur nga ambjenti sportdashës shkodran por edhe më gjerë. Ndonjë edhe mund të jetë harruar dhe prandaj ia vlen t’i kujtojmë. Më poshtë, po japim një pasqyrë të plotë të të gjithë sportistëve që kanë dalë kampion me ekipin e Vllaznisë në mundjen e lirë. E kemi fjalën për garat individuale, pa lënë mënjanë këtu kurrsesi sukseset si ekip të Vllaznisë si në kampionatet kombëtare, ashtu në Kupat e Republikës dhe në Spartakiadat Kombëtare. Megjithatë këtu po japim vetëm sportistët kampionë bashkë me vitet kur ata kanë arritur këto suksese:
1.Rrok Bardeli 10 herë kampion
( 1978,1979,1981,1982,1983,1984,1985,1986,1987,1988)
2.Tonin Dema 4 herë kampion (1976, 1977, 1979, 1983)
3.Agustin Mhilli 3 herë kampion (1984, 1985, 1986)
4.Tasim Rexha 3 herë kampion (1970, 1974, 1975)
5.Dedë Bregu 3 herë kampion (1972, 1974, 1975)
6. Alfred Bardeli 3 herë kampion (1984, 1989, 1990)
7.Isa Vejuka 2 herë kampion (1975, 1979)
8.Fran Topalli 2 herë kampion (1975, 1976)
9.Hysen Vejuka 2 herë kampion (1978, 1979)
10.Luigj Zefi 2 herë kampion (1980, 1981)
11.Selaudin Rexha 2 herë kampion (1990, 1991)
12.Bashkim Gruda 1 herë kampion (1972)
13.Pashko Skoda 1 herë kampion (1989)
Shënim: Ka sportistë që janë shpallë kampionë edhe me ekipe të tjera por ne e kemi fjalën vetëm për titujt kampionë që kanë marrë duke përfaqësuar Vllazninë.
Gjergj KOLA
(www.shkodrasport.com)