Brazili është kualifikuar në gjysmëfinalet e “Kupës së Amerikës”, pasi ka mundur në “ruletën” e penalltive Paraguain, me rezultatin 4-3.
90 minutshi i kohës së rregullt dhe 30 minutat e shtesës janë mbyllur në barazim pa gola, me një Paraguai që ka bërë një rezistencë shumë të fortë nga brazilianëve.
Në minutën e 55-të të takimit, Paraguai mbeti me 10 lojtarë, pasi Balbuena mori të kuq dhe detyroi skuadrën e tij të luajë me 10 lojtarë për pjesën e mbetur të lojës.
Në kohën shtesë rezultati mbeti i pandryshuar dhe çdo gjë shkoi drejt penalltive. Për “Selesaon” gaboi vetëm Firminjo, ndërsa Paraguai humbi dy 11-metërsha. Të fundit e shënoi Gabriel Zhesus dhe çoi kombëtaren e tij në gjysmëfinale.
Brazili do të presë mbrëmjen e sotme, rezultatin e sfidës mes Argjentinës dhe Venezuelës, për të mësuar kundërshtarin e rradhës.