Mirko Antonuçi dhe Salvatore Pecela, janë shokë ekipi tek Roma, por rivalë në jetën private.

Të dy lojtarët e Romës, dashurojnë të njëjtën vajzë, e cila quhet Aurora Fantaçi. Më parë Antonuçi kishte një lidhje me bukuroshen italiane, por ai nuk ishte i vetmi i cili e pëlqente atë. Ndërkohë që njerëzit flisnin për këtë çift, Aurora na surprizoi teksa u pa duke kaluar pushimet dhe duke flirtuar me Pecelën.

Menjëherë të gjithë po flisnin për një tradhti brenda skuadrës nga shokët e skuadrës, teksa mendohej se Pecela ia mori partneren bashkëlojtarit të tij.

Por diçka e çuditshme ka ndodhur dje, kur në rrjetin social “Instagram”, Antonuçi postoi një foto duke u puthur përsëri me Aurorën, pra ata janë kthyer sërish bashkë.

Kjo i ka surprizuar të gjithë për faktin se brenda pak kohësh, ajo largohet me shokun e partnerit të saj, dhe pastaj kthehet përsëri si më parë.