Në Serinë A italiane, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha janë dy portierët shqiptarë që aktivizohen me Lacion dhe me SPAL-in, ndërkohë që ka edhe shumë portierë të tjerë të huaj, që aktivizohen me skuadra të ndryshme. Në total, vetëm 10 ekipe kanë nga një portier italian dhe ky shihet si një problem shqetësues në Itali.

Ata shprehen se Italia nuk ka shumë të ardhme për portën, duke qenë se futbollistët kërkojnë që fëmijë të marrin role të tjera dhe porta po neglizhohet shumë. Kështu, në një kampionat me 20 skuadra, ndoshta është e tepërt që 10 skuadra ta kenë të huaj portierin e parë.

“gazzetta.it” raporton në një artikull kushtuar të huajve, se të gjithë po e meritojnë të jenë në Itali dhe se po bëjnë paraqitje të mira, ndërkohë që vëmendje kanë marrë edhe Berisha e Strakosha.

“Këtu po rritet shkolla shqiptare me Berishën dhe me Strakoshën. Si dy fqinjë të mirë, ata kanë ndihmuar në teknikat e trajnimit që në Itali të ketë portierët më të mirë”, shkruhej mes të tjerash në raportimi. /VipSport/