FAQJA E PARE KRYESOREPse kalimi i Edon Zhegrovës te Al-Ittihad është ende i mundur dhe...

Pse kalimi i Edon Zhegrovës te Al-Ittihad është ende i mundur dhe kush po e pengon momentalisht transferimin?

Edon Zhegrova duket se nuk e ka kaluar rrezikun për largim nga JuventusI, ndërsa Al-Ittihad mbetet një prej mundësive për të ardhmen e futbollistit kosovar.

Juventusi ka konfirmuar përjashtimin e Zhegrovës nga lista për fazën e ligës së Ligës së Evropës, një tjetër sinjal se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti, si lojtar kryesor.

Sipas Fabrizio Romanos, Zhegrova është plotësisht i disponueshëm në tregun e transferimeve dhe Juventus është i hapur për negociata për një largim të përhershëm.

Al-Ittihad ka ende kohë

Al-Ittihad ka shfaqur interesim për Zhegrovën, por aktualisht klubi saudit po punon për transferimin e Chemsdine Talbi nga Sunderland. Nëse kjo marrëveshje dështon, Al-Ittihad mund të rikthehet te futbollisti kosovar.

Një mundësi e tillë ekziston për shkak se afati kalimtar në Arabinë Saudite mbyllet më 6 shtator, duke i dhënë klubit nga Jeddah edhe pak kohë për të ndryshuar planin.

Juventus kërkon rreth 15 milionë euro

Në ditët e fundit është raportuar se Juventus do të ishte i gatshëm të dëgjonte oferta për Zhegrovën nëse ato arrijnë në të paktën 15 milionë euro. Kjo shifër mund të rritet edhe përmes bonuseve.

Deri tani nuk ka pasur ofertë zyrtare nga Al-Ittihad, por klubi saudit ka bërë kontakte fillestare për të kuptuar disponueshmërinë e lojtarit dhe vlerësimin e Juventusit.

Zhegrova, ndërkohë, mbetet në pritje të një zgjidhjeje për të ardhmen e tij, ndërsa koha është gjithnjë e më e shkurtër për një lëvizje drejt Arabisë Saudite. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments