Eshte aktivizuar vetem ne minuten e 74-te te ndeshjes dhe mbase sonte mund te ishte “heroi” ne Shkoder. E kemi fjalen per sulmuesin brazilian Bruno Gomes. Nese ai gol i shenuar prej tij ne minutat shtese nuk do te ishte anulluar per pozicion jashte loje, 27 vjeçarin do ta kishin ngritur ne piedestal.
Kjo nuk ndodhi sepse ne Rrogozhine gjithçka u mbyll ne barazim 2-2 ne mes Erzenit dhe Vllaznise, por sigurisht qe kjo nuk na pengon te japim nje mendim per nivelin e ketij lojtari te ardhur ne Shkoder vetem pak dite me pare.
Goli i anulluar nuk ishte i vetmi momenti ku ai ra ne sy. Ka qene edhe ne nje rast tjeter shume prane golit teksa nuhati shume mire nje top te kthyer nga portieri dhe nga brenda zone e goditi ate por per fat te keq shkoi ne shtylle dhe jo ne rrjete.
Bruno Gomes edhe ne disa aksione te tjera u pa qarte se e njihte mire zonen kundershtare dhe kuptohet qe per momentin problem per te eshte gjendja jo e mire fizike. Por me kete pushimin dyjavor per shkak te nderprerjes se kampionatit, gjerat mund te vijne duke u permiresuar.
Aq sa ndoshta per ta vene edhe trajnerin Memelli per te ndryshuar skemen e lojes dhe per te luajtur me dy sulmues te mirefillte sepse bashke me Balajn mund te bejne gjera shume te mira perpara./SHKODRA-SPORT.COM/