Sulmuesi Kaina Nunes luajti si i huazuar te Kastrioti sezonin e shkuar, teksa kartoni i tij i përket Vllaznisë. Klubi krutan shpreson që ta mbajë sërish Kainan në ekip, por pop ret që ky i fundit të zgjidhë kontratën me Vllazninë.

Kaina nuk e sheh të ardhmen te Vllaznia, pasi nuk ka garanci për një fanellë titullari e si pasojë, pritet të ulet me klubin shkodran dhe të zgjidhë kontratën me marrëveshje.

Drejtuesit e Kastriotit dhe lojtari kanë pasur një takim, ku i është ofruar një kontratë e përmirësuar, me rrogë më të lartë se ajo e sezonit të shkuar, si dhe i kanë theksuar se janë në pritje të zgjidhjes së kontratës me Vllazninë, që më pas edhe ta afrojnë sulmuesin në skuadër.

Tashme mbetet per t’u pare nese ne Shkoder do ta lene te lire kete lojtar apo jo. Ne fakt drejtuesit mendojne ta kene ne dispozicion te tyre per sezonin e ri dhe mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe.