Sulmuesi brazilian Kaina ka luajtur sot ne miqesoren qe Kastrioti ka zhvilluar me Erzenin te cilen e ka fituar me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga Selmani.
Por ndonese ka luajtur ne kete ndeshje, lojtari qe eshte ende nen kontrate me Vllaznine, akoma nuk eshte zyrtarizuar si nje futbollist i Kastriotit.
Pritet qe ne mes te dy klubeve te kete nje marreveshje huazimi ngaqe Kaina ka kontrate dyvjeçare me Vllaznine dhe ne fund te sezonit mund te kthehet serish tek ajo.
Megjithate fakti qe edhe krutanet akoma nuk e kane zyrtarizuar si lojtarin e tyre, do te thote se ata po e testojne nese vlen apo jo per ta.
Ne Shkoder, sulmuesi shtatelarte pati shume pak hapesira aktivizimi dhe si rrjedhoje drejtuesit menduan huazimin e tij ne nje ekip ku mund te kete me teper minuta dhe Kastrioti do te ishte zgjedhja e duhur per te./SHKODRA-SPORT.COM/