Pjesmarrja e Vllaznisë në kategorinë e parë sivjet sigurisht që ka qenë diçka e cila nuk është zgjedhur nga pjestarët e saj por ky është realiteti i garës së kampionatit të kaluar.

Vetë shkodranët janë të ndërgjegjshëm se në luftën e tyre për rikthimin në Superligë, do të hasin shumë probleme.

Pikësëpari nga ashpërsia e lojës së kundërshtarit në ndeshje të caktuara apo dhe arbitrimet.

Madje problemet kanë filluar që sot në ndeshjen e kupës të luajtur në Burrel.

Kur u duk se takimi do të mbyllej me fitoren 1-0 të Vllaznisë, pikerisht ne ’90, arbitri i takimit ka akorduar një 11-metërsh të paqenë për vendasit të cilët e shndërruan në gol dhe kësisoj ndeshja u mbyll në barazim.

Ndoshta ky 11-metërsh i dhënë sot mund të mos ketë prishur dhe aq shumë punë sepse për kualifikimin janë për t’u luajtur edhe 90 minuta të tjera në Shkodër, por frika është se mos gjëra të tilla përsëriten edhe në ndeshjet e kampionatit.

Dhe siç dihet, Vllaznia do të jetë sërish të dielën në Burrel për të luajtur ndaj skuadrës vendase.
© shkodrasport.com