Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në Kosovë dhe këtu bëhet fjalë për një skenar i cili injoron anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Ky anëtarësim u bë nëpërmjet një punë të shkëlqyer e të ndjerit “Fadil Vokrri”, por duket se kompania Artmotion në pronësi të Shkëlqim Devollit duket se e ka hedhur në kosh të plehrave këtë punë.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat kosovare kjo kompani që konkurron në tregun e transmetimit televiziv në Kosovë, ka realizuar një marrëveshje me Radiotelevizionin e Serbisë dhe Telekomin e Serbisë,

për të blerë të drejtat e Champions League për ta transmetuar në territorin e Kosovës, ndërkohë që më herët këtë të drejtë e kishte blerë edhe kabllori tjetër Kujtesa.

Ky transmetim sipas mediave kosovare do të bëhet në gjuhën serbe dhe njësoj si politika serbe edhe Artmotion e pranon Kosovën si pjesë të Serbisë, ndërkohë që Agon Rizvanolli, pjesë e kësaj kompanie ka thënë: se transmetimi do të bëhet në gjuhën kroate./panorama-sport/