I kthyer me pushime nga India, Matko Djarmati, aty ku bashkë me trajnerin Thomas Brdariç vazhdojnë karrierën e tyre, ka folur edhe per te ardhmen teksa ka lene te kuptohet se ende asgje nuk eshte e mbyllur nese do te vazhdojne te punojne ne kete vend apo jo.

“Sezoni i parë në Indi, një eksperiencë shumë e madhe që do të më ndihmojë gjithë jetën, sepse njoha shumë futbollin aziatik. Është për të ardhmen, cilësia e ligës është e varur nga lojtarët e huaj dhe ata indianë kanë një nivel më të ulët sesa lojtarët shqiptarë.

Kemi përfunduar në vendin e shtatë dhe nuk e kemi arritur dot “play off”- in për tri pikë. Për fat të keq edhe në Kupë jemi eliminuar në çerekfinale. Si unë dhe Brdariç mendojmë se nuk ishte një sezon i mirë, por ekipi mund të them se ka përparuar shumë.

Kontrata është deri më 31 maj dhe jemi në bisedime. Siç janë gjërat tani nuk mund të them një përgjigje të saktë, a do të vazhdojmë apo do të ikim diku tjetër. Si unë dhe Tomasi jemi në të njëjtën situatë, do të presim 31 majin dhe më pas do të shohim si do të jetë e ardhmja”- eshte shprehur Djarmati.

Kjo do te thote se me shume te ngjare, ish- drejtori dhe ish- trajneri i Vllaznise nuk do te vazhdojne ne Indi dhe pse jo, mund te jene opsione te mira edhe per te gjithe klubet shqiptare.