Një supersfidë e vërtetë u luajt në Air Albania, ku Tirana dhe Vllaznia u përballën në takimin e javës së 16-të. Ndeshja përfundoi 0-0, me të dyja skuadrat që bënë një lojë të kënaqshme.

Për Gol pas Goli pas 90 minutëshit folën trajnerët e të dy ekipeve, teksa dhanë opionionet e tyre për atë çka panë në fushë. Tekniku i shkodranëve, Thomas Brdariç u shpreh kështu:

“Ndeshja- Jam krenar me paraqitjen e bërë nga ekipi sot.  Sot ishim më të motivuar për të dalë me 3 pikë, por dolëm me 1 pikë. Ekipi im dominoi. Ne duhet të përmirësohemi dhe të  gjejmë rrugën e rrjetës. Nuk po ankohem për rastet e humbura. Ne flasim gjithë javës për mënyrën sesi do shkojmë te goli.

Da Silva dhe irritimi pas zëvëndësimit- Doktorrët na thanë që Da Silva nuk ishte gati për të vijuar lojën. Nuk doja të ishim me një lojtar më pak gjatë kësaj kohe. Lojtarët duhet të pranojnë zëvendësimin. Çfarë ndodhi në pushim? Pikë së pari mendoj se kemi adrenalinë gjatë ndeshjes.

Ne nuk patëmi plan që ta ndërrojmë atë. Reagimi i tij nuk ishte shumë i mirë. Do ta flasim këtë. Mendoj se duhet të gjejmë një zgjidhje që të gjithë të jenë në kontroll. Ne nuk duam që të krijojmë polemika dhe të themi që nuk kemi grup të mirë. Ne e ndërruam atë për arsye shëndetësore. Kur të ketë dhimbje koke gjatë darkës do e kuptojë pse e zëvendësuam” – tha ai.