Trajneri i Vllaznise Thomas Brdariç ka mbetur i kenaqur nga fitorja e thelle dhe per me teper nga loja qe ka zhvilluar ekipi i tij ne ndeshjen e kupes ndaj Devollit te cilen e kane fituar me rezultatin e thelle 7-0.
Pas ndeshjes ne prononcimin e dhene per mediat, ai eshte shprehur se do shpreson qe skuadra te luaje edhe ne ndeshjet e ardhshme ne kete menyre.
“Ishte një fillim i mirë për ne dhe po ashtu bëmë dhe shumë gola. Ne e kishim marrë shumë seriozisht këtë sfidë dhe për këtë arsye, jo vetëm rezultati por edhe loja ishte e mirë. Besoj se kemi për ta mbajtur këtë start edhe në të ardhmen.
Ne do t’i marrim shumë seriozisht të gjitha ndeshjet në vijim. Fati jonë është se kemi 20 futbollistë të gatshëm dhe ai që do të jetë në formën më të mirë do të luajë. Unë shpresoj që të shënojmë shumë edhe në ndeshjet e ardhshme.
Kam luajtur si sulmues në karrierën time dhe më pëlqen edhe skuadrat që drejtoj të luajnë në sulm dhe të shënojnë sa më shumë gola. Mendoj se do të jemi mirë edhe në kampionat sepse kemi punuar shumë për këtë gjë”.