Kategoria Superiore do çelë sezonin e ri në 10 shtator dhe jo në 11. Të premte në 10 të këtij muaji, në orën 19:00 “Niko Dovana” do presë kampionët e Shqipërisë, Teutën, që përballet me Partizanin. Qysh në ndeshjen hapëse për kampionatin numër 83, liga kryesore në Shqipëri dhuron emocione, me dy skuadrat që njihen për rivalitetin mes tyre.

FSHF ka vendosur që të jetë pikërisht e premtja e 10 shtatorit dita hapëse e Superligës, me katër ndeshjet e tjera që do zhvillohen të shtunën e datës 11. Veç ndeshjes së “Niko Dovana-s”, FSHF ende nuk ka bërë me dije oraret e sfidave të radhës.

Kategoria Superiore – java 1

E premte, 10 shtator 2021

19:00 Teuta vs Partizani

E shtunë, 11 shtator 2021

Kastrioti – Dinamo

Tirana – Skënderbeu

Egnatia – Kukësi

Laçi – Vllaznia