Nuk ka munguar përqafimi dhe shkëmbimi i disa fjalëve mes Martinit dhe Brdariçit pas përfundimit të ndeshjes në praninë e gazetarëve.

Gjermani kishte deklaruar një ditë më parë se do ta mundte Martinin dhe më pas do të pinte verë të bardhë me të. “Preferoj verën e kuqe dhe jo të bardhën”, ka qenë përgjigjja e shkodranit për trajnerin e Vllaznisë.

Martini, pavarësisht se është i besimit katolik, u shpreh se në këtë muaj të Ramazanit nuk pi alkool. “Unë e dua të kuqe gotën e verës, ndërsa Brdariç e do të bardhë. Tani po biem dakord për ngjyrën”, u shpreh Martini me humor në prononcimin pas ndeshjes.

Deklarata te tilla ne fakt kane qene vetem per mediat sepse pas perfundimit te ndeshjes, trajneret Brdariç dhe Martini jane perqafuar perzemersisht ne korridoret e stadiumit “Loro Boriçi”.