Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLBrdariç kthen Dilaver, Mara zëvendëson “heroin” e korçarëve

Brdariç kthen Dilaver, Mara zëvendëson “heroin” e korçarëve

Thomas Brdariç ka kthyer përsëri Haris Dilaver në majën e sulmit të Vllaznisë për ndeshjen vendimtare për fitoren e Kupës së Shqipërisë. Trajneri i ka besuar sulmuesit në këtë duel, duke lënë pas eksperimentet e kryera në kohët e fundit.

Ndërkohë, në mbrojtje kthehet katërshja e zakonshme e prapavijës, me ndryshime të vogla në mesfushë ku mbetet përsëri jashtë një lojtar si Imeri.

Sa i përket korçarëve, Memelli ka hedhur në lojë thuajse të gjithë emrat e zakonshëm të ndeshjeve të fundit, ku bie në sy pozicionimi i Marës përkrah Mensah, duke zënë vendin e Elvi Berishës i cili ishte ai që siguroi kualifikimin në finale, por mungon për shkak pezullimi.

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Da Silva, Kruja, Dilaver.
Trajner: Th. Brdariç

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Sadriu, Vitija, Dumfur, Meksi, Zhan Viktor, Taipi, Vangjeli, Mara, Mensah.
Trajner: M. Memelli

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments