Prej disa javësh Lacio dhe Fenerbahçe janë duke negociuar transferimin e Vedat Muriqit në kryeqytetin italian. Diferenca mes kërkesës së turqve dhe ofertës së bardhekaltërve është dy milionë euro. Aktualisht, Lacio ofron 18 milionë euro ndërsa nga ana tjetër, Fenerbahçe kërkon 20 milionë euro.
Kështu, ditët kanë kaluar dhe kjo çështje është kthyer në një telenovelë që po zgjat pafundësisht. Ndërkohë, ai që kërkon t’i japë fund kësaj historie është vetë Vedat Muriqi. Sulmuesi së fundmi shprehet qartë se kërkon të bëhet pjesë e Lacios.
“Dua të shkoj te Lacio, por këto negociata po bëhen të lodhshme. Shpresoj të gjehet një zgjidhje që të kënaqë edhe Fenerbahçen, pasi është një klub me të cilin jam shumë i lidhur”, u shpreh Muriqi. /VipSport/