Vllaznia vazhdon te beje mire ne kampionat dhe padyshim nje merite te madhe ne gjithe kete ecuri kane te gjithe futbollistet, stafi teknik dhe drejtuesit e klubit.

Por ajo qe e veçon nga te tjeret trajnerin Brdariç eshte menyra si punon dhe prandaj kjo e ben edhe me te veçante. Ne keto 5 muaj qe ndodhet ne Shkoder nuk e kemi degjuar asnjehere te ankohet per asgje.

Te njejten gje ben edhe ne pragndeshjen me Kukesin qe konsiderohet shume e rendesishme. Ndonese pa 5 lojtare qe tashme i kane dhene lamtumiren Vllaznise, ndoshta edhe pa Victor da Silven, sigurisht edhe pa Dungen, Brdariç do te jete i detyruar te perballet me kukesianet edhe pa kapitenin Gurishta dhe golashenuesin kryesor te skuadres Ardit Hoxhajn.

Me kaq shume probleme dhe me nje kontigjent te reduktuar lojtaresh, ai megjithate nuk e ka nder mend te ankohet as kete here teksa do te jete i detyruar ta mbushe ekipin me lojtare te ekipit U21 apo dhe te U19.

I pyetur ne lidhje me keto mungesa, trajneri Brdariç nuk eshte shfaqur aspak pesimist, perkundrazi ka shprehur bindjen se edhe ne Elbasan objektivi do te jete i njejti fitorja.

“Gjithmone na ndodh qe te kemi nje, dy apo me shume lojtare te cilet na mungojne ne ndeshje, por ne kemi lojtare te tjere qe do t’i zevendesojne, do te kene shansin per te luajtur dhe ne do te vazhdojme perpara”./SHKODRA-SPORT.COM/