Vllaznia do të luajë ditën e sotme ndeshjen e javës së 14-të të Superligës ndaj Dinamos. Takimi do të luhet në “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 19:45.

Skuadra shkodrane ka mbyllur përgatitjet për këtë takim, ndërsa trajneri Brdaric ka vetëm një dyshim për formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Dinamos. Arsid Kruja dhe Da Silva janë në balotazh për një vend titullari.

Mesfushori bëri një ndeshje perfekte ndaj Skënderbeut pak ditë më parë dhe vetëm në momentin e fundit do të vendoset se cili nga të dy do të luajë nga minuta e parë.

Në majën e sulmit, Aralica do të marrë vendin e tij me Gjurgjevic që do të ulet në stol, ndërsa rikthehen Gurishta dhe Krymi nga pezullimi.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj, Da Silva (Kruja), Latifi, Aralica./newsport/