Dinamo do të zbresë ditën e sotme në fushë për të luajtur ndeshjen e javës së 14-të të Superligës. Blutë e kryeqytetit presin në “Elbasan Arena”, Vllazninë dhe pas 3 humbjeve radhazi do të kërkojnë me çdo kusht rikthimin te fitoret.

Trajneri Bledi Shkëmbi ka zgjedhur edhe formacionin me të cilën Dinamo do të luajë ndaj Vllaznisë. Mbrojtësi Aleksandar Isaevski ka shlyer pezullimin e kartonave dhe do të rikthehet titullar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sulmi i bluve të kryeqytetit do të pësojë ndryshime pasi Patrik Bardhi ka fituar balotazhin me Skukën dhe do të jetë ai që do të luajë nga minuta e parë. Pjesa tjetër e skuadrës nuk do të ketë ndryshime dhe do të luajnë të njëjtët lojtarë si ndeshjen e kaluar.

Dinamo: Bakaj, Siljanovski, Imami, Sofranac, Isaevski, Demiri, Sidibe, Bardhi, Ibraimi, Mihana, Chinedu.