Vllaznia do të luajë të enjten kundër Shiroki Brijeg, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Conference League. Sfida e parë ka përfunduar me shifrat 3-1, ndërsa në Shkodër pritet të luhet gjithçka për gjithçka. Sot pasdite shkodranët kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore.

Lojtarët janë mjaft të karikuar dhe trajneri Brdaric ka ndryshuar edhe formacionin për takimin e ardhshëm. Mësohet se Da Silva dhe Djurdevic do ta nisin nga minuta e parë.

Ndryshe nga takimi i parë, këtë herë tekniku gjermano-kroat kërkon t’i besojë fantazisë së brazilianit dhe cilësive të sulmuesit potent. Më poshtë njihuni me formacionin që do të zbresë në fushën e blertë të enjten, në orën 21:00, në stadiumin “Loro Borici”.

FORMACIONI I VLLAZNISË

Zogovic

Gurishta-Adili-Imami-Bulatovic

Kalezic-Jonuzi

Kruja-Da Silva-Djurdevic

Dilaver