Njëri nga pesë biznesmenët që firmosi para pak kohësh kërkesën për të marrë në përdorim Vllazninë, pikërisht Xhevdet Amuli, vazhdon të jetë I bindur në idenë e tij për të mos e mbështetur më këtë inisiativë. E ka thënë edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës të fund-dhjetorit, ku është anëtar I tij, e ka përsëritur edhe dje në prononcimin e tij të shkurtër për gazetën “Shkodra Sport”:

“Unë nuk kam lëvizur nga ajo çfarë kam thënë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Kam hedhur boll lekë kot pa na I njohur kush. Nuk do e bëj më të njëjtin gabim. Kjo I ndodhi edhe Valter Fushajt që investoi për disa vjet tek Vllaznia dhe në fund nuk mori asgjë prej saj. Prandaj dhe mund ta shkruani: Unë s’e kam ndër mend të hedhë asnjë lekë tek Vllaznia pa mu njohur ato. Jam tërhequr nga kërkesa e parë që kam bërë dhe nuk e kam ndër mend të vazhdoj më. Nëse kolegët e mi të tjerë, duan të hedhin kot lekë, le ta bëjnë, unë jo”.

www.shkodrasport.com