Para “Final 4”, Vllaznia duhet të luajë edhe ndeshjen me Skënderbeun të shtunën në Shkodër. Për trajnerin Brdariç është një mundësi e mirë që të lërë pushim ndonjë titullar, sidomos ata që janë konsumuar më shumë fizikisht, që t’i ketë plotësisht gati në finalet e titullit.

Pesë lëvizjet e bëra në takimin me Tiranën duket se u kanë paraprirë lëvizjeve të tjera që mund të bëhen në javën e fundit. Kuqeblutë duket se nuk kanë më shpresa për vendin e dytë, duke parë edhe ndeshjen e lehtë që ka Partizani, kështu që të shtunën duhet të menaxhojnë sa më mirë grupin e futbollistëve.

Në kryeqytet nuk u grumbulluan fare Krymi dhe Hakaj, që kanë pasur probleme fizike. Me siguri ata nuk do të jenë titullarë ndaj Skënderbeut, ose ndoshta mund të luajnë pak minuta. Mbetet të shihet se çfarë zgjedhjesh do të bëjë trajneri Brdariç.