Vllaznia do presë nesër në 14:00 Apoloninë për sfidën e javës së 19 në Superligë. Në “Loro Boriçi”, shkodranët do kërkojnë të harrojnë tre ndeshjet e fundit, me trajnerin Thomas Brdaric të kryesuesve të Superligës që ka folur në konferencë për shtyp.

Kroato-gjermani kërkon vëmendje te kundërshtari, teksa shprehet se kundërshtarët kërkojnë që ekipi I tij të ndalet. Mungesat, lojtarët e rinj dhe ecuria deri në këtë pikë kanë qenë temat e cekura nga trajneri I Vllaznisë.

“Një ndeshje e vështirë nesër ndaj Apolonisë, kemi punuar dhe presim të fitojmë si gjithmonë. Ne duhet të respektojmë çdo kundërshtar, nuk ka rëndësi emri. Ne përgatitemi gjithmonë njësoj dhe nesër është një ndeshje që vlen tri pikë dhe të shkojmë përpara për këtë objektiv që është maksimumi.

Dy mungesa? Po, ne kemi mundësi dhe ide duke nisur nga mungesat. Po punojmë gjithë javën me këta lojtarë që nesër të jemi gati për ndeshjen. Të implementojmë në fushë atë çka u kemi thënë. Të jemi të fokusuar në fushë.

Problemet në 3 ndeshjet e fundit? Nuk dua shumë të flas për opinionet. Nuk ka kërkim falje për javët e fundit, jemi realistë dhe javët e fundit nuk kemi qenë aty ku duam. Nuk mund të ndryshojmë dhe të luftojmë kundër trajnerëve, arbitrave dhe fushave të kqëija. Ne mund të ndryshojmë lojën tonë dhe atë po bëjmë. Të gjitha skuadrat presin që ne të dështojmë, por ne do bëjmë atë çka dimë.

Moti nesër me borë, ndikon? Për mua nuk ka rëndësi nëse ka borë, shi apo çdo gjë, Vllaznia nuk do te ndalet. Për mendimin tonë duhet të bëjmë atë që dimë”, tha trajneri Brdaric.

Më pas numri një i stolit shkodran u ndal te forma e Dilaver apo afrimi i djalit të tij te ekipi i parë. “Shterpësia e Dilaver? Po, më shqetëson kjo formë por presim që nesër shënjestra të jetë e duhura.

Është gati Tim Brdaric për ekipin e parë? Ka shumë të talentuar në skuadrër, ai është një ndër ta dhe luajti për ekipin U21. Për momentin jam I fokusuar në ekipin e parë.

Ne jemi të fokusuar dhe gjithmonë bëjmë analizën se ku jemi duke gabuar. Nuk ndryshon stili I lojës, ne bëjmë lojë sulmuese dhe ndonjëherë është më mirë kur lojtarët gabojnë sepse bëhen më trima dhe vështrimi është përpara”, tha Brdaric.